Politike

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KED, Kim përshëndet procesin: I hapet rrugë plotësimit të Kushtetueses

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur shortin e hedhur nga Presidenca, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Avokatin e Popullit  për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në KED.

Sipas ambasadores, ky proces i hap rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit të ardhshëm.

Përmes një postimi në “Twitter” ajo inkurajon gjithashtu të gjitha institucionet që të vijojnë përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja  Kim në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë