Sport

400 mln dollarë shpërblim për gjimnastet e abuzuara seksualisht nga mjeku-përbindësh

Një mega shpërblim për kompensimin e abuzimeve seksuale nga Larry Nassar, mjeku-përbindësh, me të cilin bashkëpunonte federata amerikane e gjinnastikës për 18 vjet, si dhe mjek përgjegjës i “Michigan State University” dhe “Holt High School”.

Nassar është në burg, ndërkohë është dhënë edhe sentenca që përcakton dëmshpërblimin për këto abuzime. Rreth 400 milionë dollarë në total dhe gati 900 mijë euro për secilën nga 499 gjimnastet minorene që janë abuzuar seksualisht.

Larry Nassar, mjeku qe kryente abuzime ndaj gjimnasteve amerikane. Gazeta Si, 5 dhjetor 2021

Në pritje të një akordi që përfshin edhe 50 gjimnaste të tjera, dëmshpërblimin do ta mbulojë federata e gjimnastikës, që është në proces falimentimi dhe një pjesë e shumës do të jepet nga sigurimet. Akordi është arritur pas një muaji tratativa, me protagoniste vetë sportistet, dhe do të ratifikohet më 13 dhjetor.

Viktimat kishin hedhur poshtë propozimin e parë për 215 milionë dollarë. E përfshirë në këtë çështje është edhe Simone Biles, e cila ka fituar shumë gara. Nën akuzë, përveç mjekut dhe federatës që nuk mundi ta evitonte këtë skandal, është edhe komitetit olimpik dhe paraolimpik amerikan, sepse nuk ka ndërhyrë teksa mjeku vepronte i pashqetësuar. Një betejë që ende nuk është mbyllur, ku veç Biles, marrin pjesë edhe gjimnaste kampione si McKayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman.

Në shtator Biles qau përpara Komisionit të Drejtësisë të Senatit: “Faji është i Larry Nassar, por edhe i sistemit, që e ka lejuar të vazhdonte me abuzimet e tij. Nuk dua që një tjetër gjimnaste e re të provojë horrorin që qindra prej nesh kanë përjetuar nga abuzimet e Nassar. Plagët e asaj që ka ndodhur vazhdojnë të jetojnë me secilën prej nesh”.
Në këtë çështje është evidentuar edhe fakti se ka pasur një lloj neglizhimi edhe nga ana e FBI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë