Bota

Një tjetër grua sfidon Macron, kush është kandidatja e Les Republicains për presidente

Është një grua tjetër në rrugën e Emmanuel Macron: në sfidën për të rifituar Pallatin Elysee, të planifikuar për në prill 2022, presidentit aktual francez do t’i duhet të përballet jo vetëm me Marine Le Pen, por edhe me Valerie Pecresse.

Kjo e fundit ishte fituese këtë fundjavë në sfidën e brendshme mes republikanëve, partia e së djathtës së moderuar, së cilës i përket ndër të tjera edhe ish-kreu tjetër i shtetit, Nicolas Sarkozy.

Pecresse fitoi investimin zyrtar me 60.9% të votave, duke mbizotëruar ndër të tjera ndaj ish-negociatorit e BE-së për Brexit, Michel Barnier dhe deputetin e Nisës, Eric Ciotti, i cili përfaqësonte rrymën më të afërt me të djathtën ekstreme.

Valerie Pecresse ka lindur në vitin 1967 dhe aktualisht mban postin e presidentes së Ile-de France, rajon ku bën pjesë edhe Parisi. Në të kaluarën, ajo ishte gjithashtu magjistrate dhe pedagoge e së drejtës kushtetuese në Universitetin ‘Sciences Po’.

Hyrja e saj në politikë u bë në radhët e UMP-së së Zhak Shirak dhe mbetet në vazhdën e një të djathte liberale dhe pro-evropiane. Ministre e Reformave ndërmjet viteve 2010 dhe 2012, ajo “thyen” barazinë në 2019-ën, duke kundërshtuar zhvendosjen e saj në pozicione tepër ekstremiste, por ende mbetet e lidhur me “familjen” e republikanëve.

Raundi i parë i zgjedhjeve paraprake, e kishte nxjerrë me rezultat pak mbi Ciotti-n, mbi presidencën e Ile de France; në raundin e dytë, Pecresse ishte në gjendje të llogariste mbështetjen e Barnier dhe kandidatëve të tjerë të vegjël.

Sondazhet më të fundit, i panë neo-Golistët (Sharl De Gol, ish-presidenti francez, gjeneral dhe themelues i Francës moderne, i cilësuar në vend si një burrë shteti), të shkëputur qartë në garën për Pallatin Elysee në krahasim me rivalët e tyre.

Sipas sondazheve, Macron prin i pari me 24% të votave përpara Rasemblement të Marine Le Pen (18%) dhe Eric Zemmour, gazetari nga pozicionet e ekstremit të djathtë dhe nën hetim për ksenofobinë (14%).

Vetëm 13% u jepej deri pak ditë më parë republikanëve, por tashmë kandidatura e Valerie Pecresse, mund të riniste shanset e së djathtës historike franceze.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë