Rreth 70 mjekë dhe infermierë nga njësia e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar Rajonal të Malagës, Spanjë, rezultuan pozitivë pasi morën pjesë në një festë Krishtlindjesh me gjithsej 173 persona. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon si burim qeverinë rajonale të Andaluzisë.
Autoritetet lokale shëndetësore nuk e kanë përcaktuar ende me siguri origjinën e infeksionit – që mund të jetë gjithashtu një drekë ose darkë, për shumë mjekë të spitalit – por ata gjithashtu thanë se të 68 personat që rezultuan pozitivë, kishin qenë në festën e Krishtlindjes, të mbajtur më 1 dhjetor.
Të gjithë të infektuarit – përsëri sipas autoriteteve – shfaqën simptoma të lehta, dhe kishin marrë dozën e tretë ose kishin një tampon negativ.
Duhet kujtuar nga njëra anë se vaksinat janë krijuar kryesisht për të mbrojtur kundër sëmundjes – nga Covid – dhe jo nga ngjitja e koronavirusit.
Ndërsa nga ana tjetër, një tampon nuk është gjë tjetër, veçse një “fotografi” e një situate ekzistuese e aftë as për të “marrë” infektimin në një gjendje inkubacioni, as për të “parashikuar” se çfarë mund të ndodhë midis kohës kur kryhet tamponi dhe kohës kur arrihet ngjarja për të cilën dikush i nënshtrohet tamponit.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka paralajmëruar të gjithë qytetarët kundër çdo uljeje të vigjilencës në luftën kundër Covid-it.
Autoritetet shëndetësore të Andaluzisë, u kanë kërkuar të gjithë punonjësve shëndetësorë në spitalet publike dhe private që të shmangin festimet e Krishtlindjeve.
Në Andaluzi, janë 136 raste pozitive për 100 mijë banorë, në Spanjë, shifra e incidencës rritet në 248 për 100 mijë banorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje