Bota

Ekspertët e shëndetit: Britnia shumë shpejtë do jetë zonë e kuqe

Të dhënat paraprake kanë treguar se varianti Omicron është tre herë më i transmetueshëm se varianti Delta. Gjatë një takimi të ekspertëve shëndetësore në Britani, Tim Spector një nga ekspertët dhe zhvillues i aplikacionit “Covid Zoe” paralajmëroi se rastet e omicron po dyfishohen çdo dy ditë, duke bërë që vendi të rrezikojë për t’u futur në listën e kuqë të infektimeve.

Ai u shpreh se duke marrë parasysh këto të dhëna tregojnë se shumë shpejtë varianti Omicron do bëhet dominues.

“Ne presim që kjo të dyfishohet çdo dy ditë për momentin, kështu që nëse bëni llogaritjet tuaja, supozoni se është 1000 raste për momentin dhe mendoni se do të dyfishohet çdo dy ditë, mund të shihni shifra marramendëse në më pak se 10 ditë,” shtoi Spector. Ai shpjegoi se shumë shpejtë Britania ndoshta do të ketë më shumë raste sesa do të kenë në disa nga vendet afrikane.

Burimi:The Independent/Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë