Bota

OBSH: Rastet e reja në Europë janë fëmijë nga mosha 5-14 vjeç, të merren masa!

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, u ka bërë thirrje shteteve që të mbrojnë fëmijët në shkolla, pasi rastet e reja në Evropë, janë ata të moshave 5 deri në 14 vjeç.

Ai ka thënë se shkalla e infeksionit është dy deri në tri herë më e lartë te fëmijët më të vegjël sesa popullsia mesatare në disa vende.

Kluge foli kundër vaksinimit të detyrueshëm, duke thënë se ai duhet të jetë një “zgjidhje absolute e fundit” dhe shtoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 ishte ende “dukshëm nën shifrat më të larta të raportuara më parë”.

Megjithatë, ai tha se numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga koronavirusi është dyfishuar në dy muajt e fundit në 53 vende të rajonit që shtrihet në Azinë Qendrore.

Ai theksoi se ekziston ende një kërcënim nga varianti i përhapur Delta dhe vuri në dukje se varianti i ri Omicron deri më tani është konfirmuar në 432 raste në 21 vende.

“Varianti i Delta mbetet dominues në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe ne e dimë se vaksinat COVID-19 mbeten efektive në reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve”, tha ai, duke shtuar se mbetet për t’u parë nëse varianti i ri Omicron transmetohet më lehtë, nëse shkakton një formë më të rëndë apo të lehtë të sëmundjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë