Bota

Zyrtare, Olaf Scholz zgjidhet kancelari i ri Gjermanisë

Olaf Scholz është zgjedhur me 395 vota kancelari i  ri i Republikës së Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Scholz është kancelari i nëntë dhe pasuesi i Kancelares Angela Merkel e cila qëndroi 16 vite në pushtet.

Kancelari i ri nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve.

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD), njoftoi se Scholz ka fituar 395 vota, 303 deputetë ishin kundër, gjashtë vota abstenim dhe tre të pavlefshme.

Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit.

CDU deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludëig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë