Revista “Time” shpalli presidentin brazilian Jair Bolsonaro si Njeriun e Vitit, duke tejkaluar kshtu ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump, punonjësit e vijës së parë shëndetësore, opozitarin Alexei Navalny dhe krijuesit e vaksinave.
Bolsonaro mori 24% të votave të nëntë milionë lexuesve, duke u cilësuar kështu personi më me ndikim (për mirë apo për keq) në 2021.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi një hetim mbi pretendimet e Bolsonaro për një lidhje midis vaksinës COVID-19 dhe rrezikut të zhvillimit të SIDA-s. Presidenti brazilian, i cili do të kandidojë sërish në vitin 2022, është kritikuar gjithashtu për menaxhimin e pandemisë dhe problemet me furnizimin me vaksina.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u rëndit i dyti me 9% të votave, ndërsa 6.3% e lexuesve votuan punonjësit e shëndetësisë duke u renditur në vendin e tretë. Në vendin e katërt, me 6% të votave u rëndit Alexei Navalny.
Shkencëtarët që kontribuuan në zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit u renditën në vendin e pestë me 5.3% të votave.
Burimi:TIMES/Gazeta “SI’’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje