Bota

Kili miraton legalizimin e martesave të së njëjtës gjini

Kongresi i Kilit në vendimet e saj të fundit ka vendosur miratimin e projektligjit për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme.

Kjo masë e mbështetur dhe nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruajë për legjitimim, do të mundësojë dhe birësimin e fëmijëve nga çiftet e së njëjtës gjini.

Mediat e huaja bëjnë me dije se projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota pro, 20 kundër dhe pati dy abstenime.

Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës.

Burimi:CNN/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë