Politike

Fotot/ Escobar në zyrën e Lulzim Bashës, detajet e para të takimit

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi një takim në selinë blu me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, në vizitën e tij një ditore në Tiranë.

Escobar është shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ai është pritur në derën e PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja demokrate, Jorida Tabaku.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA.

Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane zbardhi detaje nga vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë  

Escobar do të diskutojë mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë