Sport

Botërori i peshëngritjes/ Vetëm 1 kg larg medaljes, Evangjeli Veli del e 4-ta

Vetëm 1 kilogram e ka ndarë peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, nga medalja e bronzit në stilin e shkëputjes. Ajo garoi sot në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit, në kategorinë 55 kilogramë.

Veli kaloi me sukses provën e parë, ku ngriti 86 kilogramë. Po ashtu, edhe në provën e dytë ajo pati sukses, duke ngritur 89 kilogramë, ndërsa në provën e tretë tentoi 91 kilogramë dhe nuk ia doli, duke zënë vendin e katërt në shkëputje dhe duke mbetur jashtë zonës së medaljes.

Paraqitja e peshëngritëses shqiptare ishte më e dobët në stilin e shtytjes. Ajo nuk arriti të ngrinte 105 kilogramë në dy provat e para, kurse provën e tretë nuk e bëri dhe mbeti pa rezultat në këtë stil dhe në dygarësh.

Veli ishte sportistja e parë e Shqipërisë që garoi në Botërorin e Uzbekistanit. Tani është radha e meshkujve, e Briken Caljes, Daniel Godellit, Erkand Qerimajt dhe Krenaqr Shorajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë