Nëse dikush kishte pritshmëri më të mëdha në atë çfarë i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të përcillte në Tiranë atëherë është i gabuar. Të paktën për ata që njohin se si funksionon diplomacia amerikane.
Escobar përcolli atë që as më shumë e as më pak diplomacia amerikane ka përcjellë për gjithë këto kohë, duke përforëcuar qëndrimin se bashkëpunimi me PD-në zyrtare do të vijojë, pra ajo që sot ndodhet në selinë blu me siglën dhe vulën e saj dhe me drejtues Lulzim Bashën.
Më i fortë ishte mesazhi për bashkëpunimin më këtë të fundit kur tha se e priste në Washington për një vizitë zyrtare.
Escobar e ndau “shapin nga sheqeri” kur bëri diferencën me njeriun që sot qëndron përballë Bashës për t’i marrë partinë, Sali Berishën i shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit.
Escobar la të kuptohet se për këdo që është i përfshirë në korrupsion, SHBA ka marrë masat e saj përfshirë edhe sanksionet (rasti i parë konkret ishte me goditjen e një grupi të fuqishëm biznesi serb), porse nënvizoi qartazi se për tu bërë realitet, korrupsioni duhet të luftohet edhe nga institucionet shqiptare.
Gabriel Escobar e lëshoi topin tek politika shqiptare dhe vetë institucionet se duhet të ndihmojnë në këtë drejtim.
Basha në anën tjetër ia “la” në derë zyrtarit të lartë amerikan të shpjegoje qëndrimet për Berishën edhe pse vetë Escobar vetëm pak minuta më përpara kishte folur për mediat në prani të tij për çështjen në fjalë.
Takimi mes Escobar i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë nuk ishte gjë tjetër veçse një konfirmim mbështetje për strukturat zyrtare të partisë, me tepër një bashkëbisedim në një takim ku mori pjesë gjithë lidershipi i PD-së, dhe një konfirmim se sanksionet e SHBA-së nuk do të ndalin ndaj kujtdo bazuar në strategjinë në të cilën vetë politika e Biden po punon sot; në atë të rëndësisë së trajtimit të lidhjeve mes korrupsionit, kriminalitetit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme si një prioritet i sigurisë kombëtare.
Për të tjerat, barrën nuk mundet ta mbajë vetëm SHBA.
Por edhe institucionet shqiptare që nuk kanë folur deri më tash për çështjen Berisha (dhe jo vetëm për të) dhe as një kalim fjale nga ana e Lulzim Bashës se kjo çështje nuk i takon atij, por SHBA-së, sa kohë, që ai mori masa ndaj Sali Berishes bazuar mbi atë vendim. Asfare… Diku duhet bërë goli, jo vetëm me pasime topi sa nga njëra anë e fushës në tjetrën…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje