Politike

Vizita në Tiranë, Escobar takohet me Olta Xhaçkën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në një takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur rreth orë 14:55 në Ministrinë e Jashtme.

Pas takimit me Xhaçkën, Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Më herët, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Escobar konfirmoi mbështetjen e SHBA për vendin tonë, vuri theksin tek rëndësia e luftës kundër korrupsionit, tha se do të vijojë mbështetjen për PD-në si dhe lajmëroi se priste Lulzim Bashën në një vizitë zyrtare në Washington.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë