Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë në listën e personave non grata në Shqipëri të tjerë politikanë, deri në “nivelet më të larta”.
Siç raporton Top Channel këto deklarata janë bërë nga Gabriel Escobar në takimin prej rreth 60 minutash që ka pasur me Kryeministrin Edi Rama. I njëjti burim thotë se zyrtari i DASH nuk ka dhënë më shumë detaje.
Ndërkohë, vetë Rama foli për një takim miqësor.
“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nismë transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkroi kreu i Qeverisë në Facebook.
Në Tiranë, Gabriel Escobar u prit edhe nga Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme e cila thotë se ishte një takim i shkëlqyer duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria, thekson Olta Xhaçka, e mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit.
Ndryshe nga vizita në Maqedoninë e Veriut nga ku zoti Escobar u takua edhe me presidentit Stevo Pendarovski, në Shqipëri ai preferoi mos të përfshinte në agjendë presidentin Ilir Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje