Sport

Sot radha e Caljes dhe Qerimajt, Shqipëria pret medalje nga Botërori i shtangës

Briken Calja dhe Erkand Qerimaj do të garojnë sot në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Tashkent, në Uzbekistan. Janë dy sportistët që pritet t’i sjellin medalje Shqipërisë dhe gara e tyre, prej orës 15:00, do të ndiqet me shumë interes.

Calja, i cili zuri vend të katërt në Lojërat Olimpike të Tokios, është pretendent serioz për medalje në kategorinë e tij. Ai gëzon një formë sportive shumë të mirë dhe mbetet të shihet se çfarë medalje do të fitojë në këtë Botëror.

Erkand Qerimaj. Gazeta Si, 10 dhjetor 2021

Interesant është fakti se Erkand Qerimaj këtë herë garon në një kategori tjetër, atë deri në 73 kilogramë. Shkodrani ka humbur shumë peshë kohët e fundit, gati 9 kilogramë, për të qenë pjesë e kësaj kategorie. Ai është shumë optimist se do të fitojë medalje në Uzbekistan, por gjithçka e tregon pedana sot pasdite.

Deri tani ka garuar në Botërorin e peshëngritjes vetëm Evangjeli Veli, e cila zuri vend të katërt në shkëputje. Shoraj dhe Godelli janë dy peshëngritësit e tjerë të Shqipërisë në këtë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë