Bota

Kamioni i ngarkuar me emigrantë përplaset me një mur, 58 të vdekur në Meksikë (Foto)

Të paktën 58 emigrantë humbën jetën gjatë përplasjes me një mur me kamionin në të cilin ishin fshehur, teksa po kalonin Chiapas, një shtet në Meksikën jugore në kufirin me Guatemalën.

105 persona të tjerë (83 burra dhe 22 gra) u plagosën, tre prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa rreth 150 persona ndodheshin në mjet. Shumica e emigrantëve ishin nga Guatemala dhe po përpiqeshin të arrinin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionit humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë: kamioni u përmbys dhe u përplas me një urë këmbësore në rrugën që të çon në kryeqytetin e Chiapas, Tuxtla Gutierrez. Pas aksidentit, shoferi u arratis për t’i shpëtuar policisë.

Guvernatori i shtetit, Rutilio Escandon, në një postim në Twitter shprehu solidaritetin me viktimat e aksidentit dhe deklaroi se kishte marrë masa që t’u jepej ndihmë dhe vëmendje të lënduarve.

Sipas disa dëshmitarëve, shoferi ka marrë kthesën shumë shpejt. Luis Manuel Garcia Moreno, kreu i Mbrojtjes Civile të Chiapas, e përshkroi incidentin, i cili ndodhi në orën 15:30 me orën lokale, si një nga tragjeditë më të rënda të këtij lloji në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë