Briken Calja është shpallur kampion bote në peshëngritje, në kategorinë deri në 73 kilogramë, ku këtë herë ka garuar edhe Erkand Qerimaj. Calja ka fituar medalje të artë për Shqipërinë në stilin e shkëputjes në Botërorin që po zhvillohet në Uzbekistan. Ai doli i dyti në shtytje dhe në dygarësh, duke marrë në total tri medalje, 1 ari dhe dy argjendi
I pari garoi Erkand Qerimaj, i cili ngriti 150 kilogramë në provën e parë, por dështoi në të dytën për të çuar 153 kilogramë. E ngriti këtë peshë në të tretën, por zuri vendin e katërt, pas rusit Petrov, që kishte peshë trupore më të vogël se peshëngritësi ynë. edhe në shtytje Qerimaj u rendit i katërti.
Briken Calja kaloi me sukses provën e parë, ai ngriti 152 kilogramë në shkëputje. Në të dytën ngriti 154 kilogramë dhe në të tretën 156 kilogramë, ndërsa rivali i tij, tajlandezi Jeram, gaboi në provën e fundit. Në shtytje Calja ngriti 186 kilogramë, ai nuk ia doli të ngrinte 190 kilogramë në provën e tretë. Në dygarësh Briken Calja ngiri 1 kilogram më pak se Abdullah, indoneziani që mori medaljen e artë.
Përveç Caljes dhe Qerimajt, ka garuar në Botërorin e peshëngritjes edhe Evangjeli Veli, e cila zuri vend të katërt në shkëputje. Shoraj dhe Godelli janë dy peshëngritësit e tjerë të Shqipërisë në këtë aktivitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje