Politike

Mbizotëron flamuri i PD, Kuvendi në Air Albania përmes fotosh

Me mbi 4700 delegate, Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha ka filluar punimet rreth orës 11.00 atëherë kur doli nga banesa e tij edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë edhe deputetë të PD-së si Agron Shehaj, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Belind Kellici, Flamur Noka apo Albana Vokshi.

Në stadiumin e Air Albania numeri i pjesëmarrësve ka qenë i lartë sa kohe që në këtë Kuvend të pazakonte ishin thirrur edhe anetarë të thjeshtë të PD-së. Ajo që mbizotëronte ishte ngjyra blu e partisë dhe flamujt e PD-së pa pankarta përvec asaj kryesore per një PD të bashkuar dhe më të fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë