Politike

Berisha mban Kuvendin, Rama: Maja e dëshpërimit

Ndonëse nuk përmend në asnjë fjalë Partinë Demokratike dhe zhvillimet brenda saj, përfshirë Kuvendin e thirrur nga Berisha këtë të shtunë, Kryeministrit Edi Rama dukshëm dha kënvështrimin e vet mbi këto zhvillime.

Kreu i Qeverisë solli si “Thënie Dite” në rrjetet sociale një paragraf nga veprat e filozofit rumun, Emil Cioran. Përmes filozofit dhe eseistit rumun, Kryeministri nënkupton se Berisha është në majat e dëshpërimit dhe sot po e shtun pasioni i absurdit.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, në Kuvendin e thirrur nga Berisha rreth orës 16:00 mbyllet votimi i delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë