Nuk do të ketë më boks, ngitje peshash dhe pentathlon modern, duke nisur nga Olimpiada e Los Anxheles 2028. Ekzekutivi i CIO-s në Lozanë ka vendosur ta ndryshojë programin e Lojërave kaliforniane, duke shtuar skejtbordin, alpinizmin dhe sërfin, pas rezultateve të mira dhe nivelit të audiencës në Tokio 2020.
Për të respektuar limitin e 28 disiplinave dhe 10500 sportistëve pjesëmarrës duhet të sakrifikohen disa disiplina historike të panoramës olimpike, që në Paris 2024 rrezikojnë të zhvillohen për herë të fundit. Vendimi pritet të ratifikohet në sesionin e 139-të të Komitetit Ekzekutiv, më 31 janar 2022, pra pak ditë para nisjes së Olimpiadës Dimërore të Pekinit.

Për boksin, pentathlonin modern dhe peshëngritjen mbetet e hapur mundësia për t’i shpëtuar përjashtimit nga Lojërat, pasi vendimi përfundimtar do të merret në 2023-shin. Më shumë rrezikon boksi, që nga presidenti i CIO-s, Tomas Bah, është kosnideruar si një “fëmijë problematik”. Për këtë qëllim është krijuar edhe një task force për boksin në Tokio 2020. Ky sport duhet të tregojë transparencë për mbështetjen financiare dhe integritet në arbitrim.
Në Olimpiadat e erës moderne boksi ka qenë prezent nga 1904-a e deri më sot, me përjashtim të Stokholm 1912, sepse në Suedi ka qenë i ndaluar praktimi i këtij sporti.

Për peshëngritjen, ku Shqipëria ndihet e prekur, pasi nëpërmjet këtij sporti synon medaljen e pare olimpike, “lidershipi i saj i ardhshëm duhet të tregojë, sipas CIO-s, tranzicionin efektiv drejt ndryshimit të kulturës.” Duhen përballuar gjithashtu edhe problemet me dopingun në këtë sport. Për pentathlonin modern duket gjithçka e përfunduar pas rastit të keqtrajtimit të një kali në Tokio.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje