Administrata e Presidentit Joe Biden kishte përgatitur një paketë prej 200 milionë dollarësh si ndihmë ushtarake për Ukrainën, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të saj në rast të një ndërhyrjeje ruse.
Megjithatë, pas takimit të fundit online mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, SHBA e ka lënë pezull këtë paketë. Dyshohet se në këto bisedime, Putin i ka kërkuar Biden që të ndalë mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, ndoshta me dhënien e një premtimi se Rusia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht atje.
Kjo duket se mund të jetë arsyeja se pse Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve në fillim të kësaj jave se nëse Rusia sulmon Ukrainën, SHBA do të vendosë sanksione të ashpra duke hequr dorë nga ndihma ushtarake për Kievin.
Vendimi i SHBA ka shkaktuar në heshtje zemëratë në Kiev. Qeveria vendase, e cila dërgoi kërkesat e saj urgjente për ndihmë ushtarake dhe mori një përgjigje pozitive një muaj më parë, u trondit kur nuk mori paketën e ndihmës.
Një grup prej 22 ligjvënësish i shkroi një letër administratës Biden të mërkurën duke i kërkuar që të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Letra theksonte se ofrimi i menjëhershëm i të paktën një farë ndihme ushtarake (Stingers, Javelins, drone dhe raketa kundër anijeve) është kritike për të maksimizuar parandalimin e ndërhyrjes ruse. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha në një raport të botuar në Foreign Affairs të premten se thellimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën është jetik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje