Forcat zjarrfikëse italiane gjetën edhe 4 trupa të pajetë të 6 të zhdukurve në shpërthimin që ndodhi të dielën në mesnatë në Ravanusa (Agrigento), rajoni i Sicilisë.
Trupat e pajetë ishin nën rrënojat e ndërtesës katërkatëshe të shembur. Kështu, numri i të vdekurve shkon në 7, ndërsa 2 janë ende të zhdukur.
Karabinierët që hetojnë këtë tragjedi, kanë marrë dokumentacionin për ndërhyrjen në rrjetin e gazit të metanit të kryer pesë ditë para ngjarjes, e cila nuk kishte nxjerrë në pah ndonjë çështje kritike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një ndërtesë, e cila ka dëmtuar dhe dy banesa afër në qytetin jugor të Sicilisë, Ravanusa.
Të katër trupat u gjetën nga zjarrfikësit në katin e tretë të ndërtesës: të gjithë së bashku ishin të mbuluar nga rrënojat. Bëhet fjalë për trupat e Selene Pagliarello dhe bashkëshortit të saj, Giuseppe Carmina, të cilët kishin shkuar për të vizituar prindërit e kësaj të fundit, Angelo Carmina dhe Enza Zagarrio, të cilët banonin në katin e tretë.
Kërkimet për dy të zhdukurit e fundit po vazhdojnë. Dy gra u plagosën dhe u shtruan në spital në Licata dhe Agrigento me trauma dhe fraktura. Njëqind persona janë zhvendosur në lokalitete të ndryshme, duke u detyruar të linin shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje