Politike

FOTO,VIDEO/ Konflikti në PD, Berisha dhe Basha mbledhje paralele në zyra ngjitur

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike, ku thanë se do të zhvillojnë mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të miratuar në kuvendin e 11 dhjetorit.

“…Basha është deputet i grupit parlamentar, nuk përjashtojmë askënd, ata janë pakicë dhe kanë të drejtë të jenë në PD

S’kemi punë në zyrën e Bashës. Sot ne vijmë për të bërë një mbledhje, Basha deri më datën 18 Dhjetor mendoj që të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm që triumfoi në mënyrën më mahnitëse

Padia në SPAK është firme e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Edi Ramës kolegët e vetë, është e padenjë”, tha Berisha kur u fut në ambientet e selisë së PD-së.

Berisha bashke me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit u futën në një nga zyrat e katit të dyte ku ishte vetëm një tavolinë pa karrige.    

“Çmenduria e pengBashës për karriget është në kufijtë e qiellit. I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet”, tha Berisha i cili më pas vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura. 

Vetëm pak hapa larg nga një tjetër sallë, ku Lulzim Basha po zhvillon mbledhjen me grupin e punës për zgjedhjen e organeve të reja të FRPD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë