Politike

Padia për shpifje, kryebashkiaku Erion Veliaj fiton gjyqin ndaj deputetes Grida Duma

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur, kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.

Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Në shtator, Duma refuzoi një seancë pajtimi me kryebashkiakun, duke kërkuar vijimin e gjyqit deri n fund të tij. Për këtë çështje, ajo kërkonte një dëmshpërblim deri në 3 milionë lekë nga Erion Veliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë