Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një cisternë gazi shpërtheu në qytetin Haitian të Cap-Haiti të martën në mëngjes sipas mediave ndërkombëtare.
“Në vend do të shpallen 3 ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie që po vuan i gjithë kombi Haitian”, shkroi në Twitter kryeministri Ariel Henry.
Ish-kryeministri Claude Joseph, gjithashtu shprehu ngushëllimet për viktimat, duke postuar në Tëitter një mesazh ngushëllues: “Unë ndaj dhimbjen dhe pikëllimin e të gjithë njerëzve”.
Patrick Almonor, nënkryetari i Bashkisë Cap-Haitien, tha se shpërthimi vrau të paktën 53 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën. Rreth 20 shtëpi u dogjën pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Sipas informacioneve, shoferi i kamionit humbi kontrollin për të shmangur një taksi duke shkaktuar përplasjen fatale. Mediat raportojnë se spitalet lokale janë të mbingarkuara me të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje