Politike

Komisioni i Rithemelimit të PD: Vendimet e Bashës nuk kanë fuqi juridike

I ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit të PD, i ngritur nga Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet e kreut të PD Lulzim Basha për shkarkimin e tyre.

Sipas Komisionit të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, këto njoftime janë pa vlerë juridike me argumentin se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i mbledhur prej tij.

Përmes njoftimit të “Komisionit të Rithemelimit”, u bëhet thirrje sekretarëve të degëve të vijojnë punën e tyre. “Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4.446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!”, – thuhet në njoftimin për mediat.

Komisioni bën thirrje të vazhdohet intensivisht puna për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021, duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. “Kultura e perjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë”, – përfundon komunikata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë