Me 222 vota pro dhe 208 kundër, Dhoma e Senatit në SHBA miratoi një rezolutë që rekomandon Departamentin e Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows për shpërfillje të Kongresit dhe refuzim të bashkëpunimit pa bazë me komisionin parlamentar që hetonte sulmin në Kapitol 6 janarin e kaluar.
Dy republikanë votuan me demokratët për çështjen ndaj ish-bashkëpunëtorit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo është lëvizja e dytë e këtij lloji, pas asaj ndaj ish-strategut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.
Republikanët Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të cilët kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me Donald Trump, votuan pro së bashku me deputetët. Nëse rekomandimi mbështetet nga Ministria e Drejtësisë, Meadows do të bëhet shefi i parë i kabinetit që do të ndiqet penalisht pas largimit nga detyra që nga H.R. Haldeman në skandalin “Watergate” gati 50 vjet më parë.
“Historia do të shkruhet për këto kohë, për punën që ka ndërmarrë ky komision”, tha kongresmeni Bennie Thompson, kryetar i komitetit, “dhe historia nuk do ta konsiderojë asnjërin prej jush si martir, si viktimë”.
Votimi i Dhomës, ia dërgon çështjen Ministrisë së Drejtësisë, ku tani do të jetë në dorën e prokurorëve të vendosin nëse do t’ia paraqesin çështjen një jurie të madhe për çdo akuzë penale. Nëse shpallen fajtorë, Bannon dhe Meadows përballen secili deri në një vit burg për çdo akuzë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje