Ndryshon ligji për sportistët elitarë në vendin tonë, të cilët tashmë tashmë do të trajtohen ndryshe financiarisht. Konfirmimin e ka dhënë së fundi Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve. Me sa duket, duhej të dilte kampion bote peshëngritësi Briken Calja që ky ligj të ndryshonte.
Sipas ministes Kushi, do të ndiqet një nga modelet më të mira europiane për trajtimin sportistëve elitarë. Konkretisht, shtangistët kuqezi, do të shpërblehen për çdo garë që ata fitojnë në aktivitetet ndërkombëtare në të gjitha disiplinat.

“Për sportistët elitarë, të cilët ngrenë lart flamurin kombëtar, miratuam disa ndryshime në statusin në kriteret, shpërblimet dhe trajtimet që përfitojnë ata dhe trajnerët e tyre. Duam t’i motivojmë sa më shumë sportistët tanë dhe t’u krijojmë të gjitha kushtet për rezultate në gara ndërkombëtare.
Këto ndryshime janë në përputhje me synimin tonë për të mbështetur sportin dhe përmbushur standardet. Masat e shpërblimit janë caktuar sipas kampionateve. Për herë të parë, peshëngritësit do të shpërblehen për të gjitha llojet e garave, në shtytje, shkëputje dhe dygarësh. Briken Çalja do të shpërblehet si të gjithë sportistët e tjerë europianë tashmë”, – tha mes të tjerash ministrja Kushi.
Briken Calja i solli tri medalje Shqipërisë nga Botërori i Uzbekistanit, të artë në shkëputje dhe dy tëargjendta në shtytje dhe dygarësh. Kampioni i madh tani do të shpërblehet për të tria këto medalje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje