Politike

Rama darkë me ministrat e ambasadorët në Elbasan, e pranishme edhe Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për një darkë në qytetin e Elbasanit disa ministra të kabinetit qeveritar dhe ambasadorët, mes të cilëve edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Takimi pason zhvillimet e fundit politike, si situatën në Partinë Demokratike, ashtu edhe aksionin e SPAK, që çoi në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe sekuestrimin e incineratorit të Elbasanit.

Darka është mbajtur në një nga restorantet e njohura të qytetit të Elbasanit.

Detaje të mëtejshme në lidhje me këtë darkë nuk kanë dalë ende, ndërkohë që në Tiranë, në një konferencë për shtyp, Partia Demokratike akuzonte për çështjen e incineratorëve, duke u shprehur se pas skemës korruptive, sipas saj, nuk mund të jetë vetëm Lefter Koka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë