Kancelari i ri i Gjermanisë u përball me presionin nga liderët e tjerë në samitin e tij të parë të BE-së për të përfshirë pezullimin e Nord Stream 2 si pjesë e “çmimit masiv” që Rusia duhet tw paguajw në rast të një pushtimi të Ukrainës.
Me të mbërritur në Bruksel, Olaf Scholz, i cili zëvendësoi Angela Merkelin javën e kaluar, tha se qeveria e tij ishte e përkushtuar për të mbrojtur kufijtë e Europës, pasi NATO paralajmëroi se numri i trupave ruse të mobilizuara nga Kremlini po vazhdonte të rritet.
“Paprekshmëria e kufijve është një nga themelet shumë të rëndësishme të paqes në Europë dhe se ne të gjithë do të bëjmë gjithçka së bashku për të siguruar që kjo paprekshmëri në të vërtetë të mbetet e paprekur”,- u tha Scholz gazetarëve.
Disa orë më vonë, rregullatori gjerman i energjisë tha se nuk do të merrte një vendim për certifikimin e Nord Stream 2, një tubacion gazi që lidh Rusinë me Gjermaninë dhe anashkalon Ukrainën, të paktën deri në gjysmën e dytë të 2022.
Por ka zhurmë nga disa liderë të BE-së që e shohin këtë projekt si pozitiv dhe në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak.
27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së pritet të paralajmërojnë në një komunikatë në fund të samitit për “kosto masive dhe të rënda” për Rusinë nëse ajo pushton Ukrainën. Por zyrtarët dhe udhëheqësit kanë refuzuar të kuptojnë pasojat.
Burimi:The Guardian/Gazeta”SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje