Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme, shumica ka votuar kundër dekretit të Kreut të Shtetit për kthimin e buxhetit.
Presidenti Ilir Meta e ktheu këtë ligj për rishqyrtim në 10 dhjetor pas votimit në parlament. Duke e cilësuar si një plan financiar antisocial, Meta renditi disa prej arsyeve.
Në argumentet që jep, ai thotë se “në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale; paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij; mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë; mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.
Sipas tij, në këtë buxhet, treguesit krahasues me vendet e rajonit, janë selektivë dhe nuk pasqyrojnë realisht gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në raport me këto vende.
Gjithashtu mazhoranca ka rrëzuar sot edhe dekretin e Presidentit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, teksa në arsyetimin e tij, Meta tha se trajtimi fiskal është i diferencuar dhe se favorizohen jahtet dhe mjetet e luksit, por jo sektorët jetikë të ekonomisë.
Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit për taksat kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje