Bota

Mali i Zi regjistron 5 të infektuar me variantin Omicron

Pesë raste të variantit Omicron janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi por të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë dhe me simptoma të lehtë, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

Ata do të kontrollojnë posedimin e Certifikatës Kombëtare Digjitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelet ndalimi për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë