Bota

Zjarri i merr jetën 27 personave në Japoni. Në Londër 4 fëmijë humbin jetën nga djegia e një banese

Të paktën 27 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë tregtare në distriktin qendror të Osakës, metropoli kryesor i Japonisë perëndimore.

“Zjarri u identifikua në orën 10:18 në katin e katërt të kësaj ndërtese tetë katëshe”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, duke shpjeguar se zjarri u shua afërsisht gjysmë ore më vonë.

Dysohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kështu bëjnë të ditura burime hetimore, të cituara nga mediat japoneze, duke sqaruar se zjarri është përhapur pak pas orës 10 të mëngjesit nga kati i katërt i një pallati, ku ndodhej një klinikë e asistencës psikiatrike.

Policia beson se një burrë mund të ketë ndezur flakët, të cilat më pas u përhapën shpejt në ndërtesën e vendosur në lagjen Kitashinchi, e populluar nga bare dhe klube nate.

Ndërkohë në Britani të Madhe, 4 fëmijë humbën jetën në një zjarr që shpërtheu të enjten në mbrëmje në një shtëpi në Londrën Jugore.

Tetë automjete dhe rreth 60 zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje në përpjekje për të zbutur flakët që ishin përhapur në të gjithë katin përdhes.

Kur mundën të hynin brenda, ekipet e shpëtimit gjetën katër fëmijë pa ndjenja, të cilët u përpoqën t’i ringjallën, por ata u shpallën të vdekur në spital. Shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë