Kryetari i komisionit të ngritur nga Kuvendi, Jemin Gjana pasi njoftoi se në Pallatin e Kongreseve ka 5004 delegatë u kërkoi pjesëmarrësve që të votojnë duke ngritur dorën një vendim që kishte marrë kryesia e PD-së.
“Duke e parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e Partisë Demokratike të kërcënuar
nga jehona të së shkuarës, nga një frymë revanshiste që kërkon të delegjitimojë dhe shkatërrojë
opozitën, nga flukse me frymëzim dhe ide antidemokratike dhe kundër vlerave identitare të proamerikanizmit dhe pro-europeizmit;
VENDOS:
1- Shpallja non grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
2- Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit
politik në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe partitë politike.
3- Kuvendi ngarkon organet e Partisë Demokratike për zbatimin e këtij vendimi.
4- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e miratuar në unanim nga Kuvendi.
Deri më tani Berisha kishte vetëm një funksion në PD atë të anëtarit të Këshillit Kombëtar. Më këtë vendim nuk kuptohet nëse ai është i përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PD-së që më gjasë jo, sa kohe që ajo është një procedure krejt tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje