Anëtari i Komisionit të punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi përballë delegatëve ndryshimet statutore të propozuara nga Kryesia në lidhje me krijimin e Aleancës Qytetare. Sipas Alibeaj, krijimi i kësaj organizate do të shërbejë për afrimin me Partinë Demokratike të intelektualëve të spikatur në shoqëri, por pa qenë nevoja që të jenë anëtarë të kësaj force politike.
“Pas nenit 58 do të shtohet neni 58 fraksion 1, që thotë se përveç organizatave partnere që partia ka, shtohet dhe Aleancën Qytetare e cila bëhet nga intelektual të spikatur në shoqëri të cilët bashkëndajnë të njëjtat vlera dhe parime me PD-në. Anëtarësimi në parti nuk është kusht për anëtarësimin në Aleancën Qytetare për Demokraci
Aleanca Qytetare synon të analizojë dhe të japë mendim kritik ndaj politikave, qasjeve dhe nismave të Partisë Demokratike duke ndihmuar partinë të forcojë dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë. Dhe pika 4, PD garanton përfaqësimin e Aleancës Qytetare me 10 % në pozicionet vendimarrëve ose drejtuese të partisë”, tha Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje