Edhe kolegët më të besuar lëkunden: Boris Johnson humbet aleatin e tij, Lordin David Frost. Negociatori i Brexit dha dorëheqjen edhe pse ishte “i zhgënjyer me udhëheqjen politike të qeverisë”.
Sipas “Mail on Sunday”, Frost ndihet “i zhgënjyer”. Ai do të ishte kundër futjes së lejes së gjelbër, të miratuar javën e kaluar për disa ngjarje, në planin B për kufizimet për shkak të Covid-it si dhe një investimi publik në ekonominë e gjelbër për zvogëlimin e emetimeve që i konsideron të tepërta. Në anën e Brexit-it, Frost do të ishte i frustruar nga mungesa e progresit dhe ngërçi në Irlandën e Veriut.
“Fillimi i fundit”
Kryeministri dyshohet se e ka bindur Frostin të qëndrojë deri në janar dhe ta shtyjë dorëheqjen deri pas Krishtlindjeve. Me ekskluzivitetin e saj, “Mail on Sunday” e ka prishur planin dhe kriza e kryeministrit shfaqet gjithnjë e më e thellë.
Për disa konservatorë, “Frost flet për partinë” dhe dorëheqja e tij shënon “fillimin e fundit”. Sipas Angela Rayner, numri dy i laburistëve, sipas lajmeve “është demonstrimi i kaosit që mbretëron në ekzekutiv pikërisht kur vendi po përballet me javë të pasigurta dhe të vështira”.
Për Liberal-Demokratët, “në një kohë kur do të na duhej lidership i fortë për të kapërcyer pandeminë, ne kemi një kryeministër të dobët që ka humbur mbështetjen e aleatëve të tij dhe besimin e vendit”.
Post-Brexit
Frost së fundmi shprehu zhgënjimin për mospërdorimin e mundësive të Brexit. Ai shpresonte se divorci i Bashkimit Evropian do të përkthehej në shkathtësi më të madhe ekonomike dhe një strukturë më pak burokratike: “Ne nuk mund të vazhdojmë si më parë … dhe nëse pas Brexit gjithçka që bëjmë është të importojmë modelin social evropian, nuk do të jemi të suksesshëm”.
Dorëheqja e Frost, vjen në një moment veçanërisht të errët për kryeministrin, pas humbjes në raundet plotësuese të North Shropshire, një kolegj që në 200 vjet histori kishte votuar gjithmonë dhe vetëm për konservatorët, rebelimi i njëqind deputetëve në parlament dhe skandali rreth festave që zyrtarë të ndryshëm qeveritarë organizuan në Doëning Street dhe në disa dikastere vitin e kaluar, ndërsa Londra ishte nën izolim nga pandemia.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje