Presidenti i SHBA Joe Biden rezultoi negativ në testin Covid pasi ishte në kontakt të ngushtë me një anëtar të stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili më pas doli pozitiv.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Personi që rezultoi pozitiv, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, por nuk i përket rrethit më të ngushtë të bashkëpunëtorëve, kaloi rreth gjysmë ore me Biden në bordin e avionit presidencial “Air Force One” të premten e kaluar, në udhëtimin nga Karolina e Jugut në Filadelfia.
Ky është një person plotësisht të vaksinuar që kishte marrë edhe dozën e tretë. Para misionit kishte rezultuar negativ pas testit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje