Ne rrjet

Brukseli po nxiton të rivendosë marrëdhëniet Britaninë për të zgjidhur çështjet problematike

Negociatori i Brexit në BE, bëri thirrje për një partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar mbi çështjet kyçe si ndryshimet klimatike dhe sigurinë në Europë, duke thënë se një rezolutë mbi mosmarrëveshjen me Irlandën e Veriut do të riformonte besimin politik.

Maros Sefcovic, një zëvendës president në Komisionin Europian, tha se Londra dhe Brukseli duhet të zgjidhin çështjet delikate politike, si ajo e Irlandës së Veriut, para zgjedhjeve në muajin maj.

Një ditë para se ministri i Brexit në Britani, David Frost të dorëhiqej, Sefcovic pranoi qasjen “konstruktive” të Britanisë. Londra bëri një kërkesë për Gjykatën Europiane të Drejtësisë, që të lërë rolin e saj përforcues dhe sinjalizoi marrëveshje të mëtejshme, që shkaktuan dhe dorëheqjen e Frost.

Sefcovic tha se një marrëveshje mbi Irlandën e Veriut do t’i lejojë të dyja vendet të qëndrojnë aty ku duhet, në skenën globale të çështjeve me rëndësi. Ai tha se qëllimi i tij ishte depolitizimi shmangia e dramave midis Londrës dhe Brukselit.

Ish-diplomati slloven, tha se Britania po e tensionon më shumë situatën me kërcënimin për të rikthyer Artikullin 16, që lejon ndërhyrjen e Britanisë në tregtinë e jashtme të Irlandës së Veriut.

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë