Politike

Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Veliaj do përballet me drejtësinë si i shkarkuar apo si kryetar bashkie?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka botuar një përmbledhje të korrespondencës për inceneratorin e Tiranës, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë edhe ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.   

“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve.

Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”, shkruan Kryemadhi duke e shoqëruar me një video.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë