Politike

‘Prisni se nuk keni parë gjë akoma’, Topi paralajmëron situata dramatike në PD

Skena që u pa të martën në ambientet e selisë së PD-së ku një mbështetës i Sali Berishës për të cilin u raportua se kishte edhe precedent penal që shkallmonte derën e një prej zyrave ku do të mblidhej Komisioni i Rithemelimit duket se është vetëm fillimi.

Të paktën kështu paralajmëron, Ish-Presidenti i Republikës, dikur edhe ish-nënkryetar i PD-së, Bamir Topi, që i njeh mire ngjarjet në PD që sot drejtohen në dy grupe nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Bamir Topi është shprehur se situata në PD do të vijojë në mënyrë dramatike dhe pritet të zgjasë shumë.

“Çdo gjë shkon tek teza ime. Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike për të degjeneruar totalisht PD-në. Prit prit se është herët akoma. Si thotë ai prisni se nuk keni parë gjë akoma. Mesa duket do zgjas shumë” tha Bamir Topi në emisionin “Log”.

Ndërkohë si zgjidhje te krizës, Topi sheh një tërheqje dhe një organizim të opozitës.

“Gjëja e parë të tërhiqeshin. Për të ardhur fuqishëm si një front i organizuar që dominanti të jetë kauza dhe jo individët. Se për fat të keq individët janë me një rrobë të vjetër si i riu (Basha), si i vjetri (Berisha)” tha Topi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë