Ish-zv-kryeministrja gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Senida Mesi, është rikthyer në Kuvend, kësaj here si kandidate për vendin vakant në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Kënaqësia është e imja, pavarësisht se në një anë tjetër të tavolinës, ndihem i privilegjuar që mu dha mundësia të prezantohem dhe për karrierën time si një ekonomiste, bankiere në karrierë pedagoge e jashtme prej shumë vitesh dhe më pas në 2 pozicionet e fundit deri në shtator të këtij viti si anëtare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe për më pak se 2 vite zv.kryeministre”, tha Mesi gjatë prezantimit të kandidaturës së saj në Komisionin e Ekonomisë.

Kandidaturat e tjera në seancën e prezantimit janë: Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Durim Kraja, Mateo Spaho, Manuela Tandini, Senida Mesi dhe Marta Muço
Të mërkurën ishte seanca e dytë pas asaj të parës të zhvilluar të martën në ambientet e Kuvendit me disa prej kandidatëve të tjerë të vetofruar për dy vakancat e shpallura.
Pjesë e kandidaturave të vetofruara ishte dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili në prezantimin e tij u mbështet edhe nga deputeti i PD-së, Edmond Spaho.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje