Periudha e karantinës për ata që infektohen me Covid, shkurtohet nga kjo e mërkurë në Angli, nga 10 në 7 ditë për ata që janë të vaksinuar dhe që pas një jave rezulton negativ në dy teste të shpejta brenda 24 orëve.
Rregullat e reja, të shpallura nga ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, synojnë të reduktojnë shqetësimet e krijuara në sektorë të ndryshëm nga mungesa e personelit.
Ata që nuk kanë përfunduar ciklin e vaksinimit dhe kanë rënë në kontakt me një pozitiv, do të duhet të vazhdojnë të izolohen për dhjetë ditë në vend.
“Kemi vendosur të reduktojmë periudhën e izolimit, sepse të dhënat tregojnë se me dy teste negative rreziku i transmetimit është më i ulët”, theksoi ministri, duke rinovuar ftesën për kryerjen e analizave, respektimin e rregullave dhe marrjen e vaksinës.
Për ata që përfundojnë karantinën pas një jave, lutja është që të “kufizojnë kontaktet me njerëz të cenueshëm ose me imunitet të kompromentuar, të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin hapësirat e mbushura me njerëz ose të ajrosur dobët”.
Javid veproi me këshillën e agjencisë së sigurisë shëndetësore, drejtoresha e së cilës, Jenny Harries, theksoi se “Covid 19 po përhapet me shpejtësi në mesin e popullatës dhe transmetueshmëria e lartë e variantit ‘Omicron’ mund të përfaqësojë një rrezik gjatë dimrit për shërbimet publike thelbësore. Këto rregulla të reja synojnë të ndërpresin zinxhirin e infeksioneve dhe të minimizojnë ndikimin në jetën dhe ekzistencën e qytetarëve”.
Ndërkohë, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut do të mund të vendosin vetë për shëndetin.
Në Angli, kryeministri Boris Johnson përjashtoi futjen e masave të reja përpara Krishtlindjeve, por rezervoi mundësinë e shpalljes së ndërhyrjeve të mëtejshme deri në fund të vitit në varësi të ecurisë së pandemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje