Ana Pisonero, njëra nga zëdhënëset e Komisionit Evropian, në një intervistë për mediet, ka thënë se Integrimi Rajonal që bazohet në rregullat e BE-së, do të sjell përfitime për Ballkanin Perëndimor.
“Mungesa e progresit në zbatimin e tregut të përbashkët rajonal ka penguar përfitime të rëndësishme, veçanërisht për biznesin, investitorët dhe konsumatorët”, ka thënë Pisonero.
Më tej zëdhënësia ka deklaruar se mirëpret që pjesëmarrësit e Iniciativës për Ballkanin e Hapur të jenë të përkushtuar për integrimin e madh rajonal.
Por sipas saj do të ketë përfitime më të mëdha rajonale nga përfshirja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në iniciativën e Ballkanit të Hapur.
“Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të përparojnë në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të krijuar në Samitin e Sofjes në 2020, me angazhimin konstruktiv të të gjitha palëve.
Kjo është e rëndësishme për të realizuar përfitimet e plota të integrimit rajonal, për të shfrytëzuar sa më mirë investimet sipas Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe për të lidhur më mirë të gjithë rajonin me tregun e vetëm të BE-së”, tha zëdhënesja e KE-së.
Të martën, Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka mbështetur nismën “Open Balkan”. Ai ftoi gjithashtu edhe tri shtetet tjera të Ballkanit t’i bashkohen iniciativës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje