Joe Biden synon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe shanset për kandidaturën e tij do të rriteshin nëse Donald Trump i del në betejë përballë. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan në një intervistë për ABC.
“Po”, u përgjigjet atyre që e pyesin nëse ka ndërmend të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024. “Por të shohim çfarë do të thotë fati, i cili ka ndërhyrë disa herë në jetën time”.
Biden shtoi se “nëse jam i shëndetshëm, me shëndet të mirë, siç jam tani, do të kandidoj”, shpjegon, duke saktësuar se një sfidë e re me Trump do të rriste shanset për kandidimin e tij.
Biden, i cili mori detyrën në moshën 78-vjeçare, më i vjetri në historinë amerikane dhe sapo mbushi 79 vjeç, ka pësuar një rënie të popullaritetit t tij në Amerikë sipa sondazheve të fundit.
Shkak është bërë menaxhimi jo i mirë i situatës së pandemisë dhe politika e jashtme, për mënyrën se si SHBA-të janë qasur në disa kriza në rajone të ndryshme.
Nga ana tjetër, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka përsëritur disa herë se ka qëllim të rikandidojë për Shtëpinë e Bardhë për të arritur atë që ai e cilëson si një “hakmarrje” të republikanëve ndaj demokratëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje