Lulzim Basha u ka lënë një porosi anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e kësaj të enjte; terrenin.
“Nga nesër secili duhet të jetë prezent në terren me demokratët duke filluar nga unë. Nisim punën për hartimin e rregullores së punës për funksionimin e aleancës me qytetarët dhe rikthimi i komitetit të orientimit të politikave (KOP) në PD”, ka deklaruar Basha para anëtarëve të Këshillit.
Ndërkohë, në këtë Basha do të zëvendësohen edhe anëtarët e Kryesisë dhe sekretarët e përjashtuar si mbështetës të Berishës.
Arta Sakja do të pasojë Edi Palokën si kryetare e Këshillit Kombëtar. Indrit Sefa do të jetë në sekretar për çështjet zgjedhore, Kreshnik Çollaku, sekretar për diasporën, Flamur Hoxha sekretar organizativ dhe Roland Bejko sekretar për pushtetin vendor.
Në kryesi propozohen për anëtarë Elidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar dhe të Kuvendit të 18 dhjetorit, Basha shkarkoi nga postet në forumet drejtuese të partisë Edi Palokën, Flamur Noka, Aldo Bumçin, Gent Strazimirin, Albana Vokshin, Oerd Bylybashin, Ervin Minarollin, Ivi Kason, Belind Kelliçin dhe Ledina Mandian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje