Bota

120 mijë të infektuar brenda ditës në Britani, por ka një lajm të mirë

Britania e Madhe raportoi thuajse 120 mijë të infektuar në 24 orët e fundit, rekordi i rasteve të reja ditore me Covid që prej nisjes së pandemisë.

Lajmi i mirë është se sipas një raporti të autoriteteve mjekësore vendase, njerëzit me Omicron kanë midis 50% dhe 70% më pak gjasa që të kenë nevojë për kujdes spitalor, sesa me variantet e mëparshme të koronavirusit.

Ndërkohë një në 45 njerëz në MB kishte Covid në javën deri më 16 dhjetor, vlerëson Zyra për Statistikat Kombëtare.

Sa u takon masave, sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se nuk do të ketë rregulla të reja para Krishtlindjes.

“Njerëzit duhet të shijojnë Krishtlindjen, por “natyrisht, të jenë të kujdesshëm”, thotë Sajid Javid.

Ndërkohë, Skocia ka forcuar më tej kufizimet – klubet e natës do të mbyllen për tre javë duke filluar nga 27 dhjetori

Dy ndeshjet e Premier League të caktuar për 26 dhjetor janë shtyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë