Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij.
Sipas deklaratës për media, Gjukanoviç ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta.
“Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë.
Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviç i ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Mali i Zi të enjten ka regjistruar 272 raste të reja me koronavirus, pas testimit të mbi 2,100 mostrave.
Aktualisht raste aktive në këtë vend me mbi 600,000 banorë janë mbi 2,000.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje