Politike

Nisma e Ramës, Basha: Deviza ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia!

Lulzim Basha thotë se nisma e re e njoftuar nga Edi Rama për këshillim kombëtar me qytetarët është përpjekje për të mbuluar aferën mafioze të incineratorëve dhe skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.

“Afera mafioze e incineratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”, shkruan Basha.

Basha reagoi pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, që njoftoi nismën e këshillimit me qytetarët për vendimet e rëndësishme dhe strategjike të Qeverisë.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve”, mbyll reagimin e tij Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë