Tri herë kampionia e botës në çiklizmin në pistë, Ami Piters, është në gjendje kome, pas një incidenti të ndodhur gjatë stërvitjes që ajo po bënte në Spanjë me kombëtaren holandeze.
Piters po stërvitej me shoqen e skuadrës, Kirsten Uild, kur u rrëzua keq dhe humbi ndjenjat. Ajo u transportua me me urgjencë në spitalin e Alikantes, ku u operua menjëherë pas plagëve të mëdha që kishte marrë në kokë.
Update situation Amy Pieters
— Team SD Worx (@teamsdworx) December 24, 2021
Yesterday Amy Pieters was operated on her head. During this operation, the doctors took away the pressure in her head that was created by the fall. Amy will be kept asleep the coming days.
More info:https://t.co/eNW5rxbPfx pic.twitter.com/QQqEhtAFUH
Lajmi është dhënë nga “Team SD Worx”, që me një njoftim zyrtar ka sqaruar: “Ami Piters do të qëndrojë në koma artificiale gjatë ditëve në vazhdim. Kur mjekët të vendosin ta zgjojnë pas disa ditësh, do të jetë e mundur të vlerësohet realisht dëmi që ka pësuar sportistja. Familja e saj ka shkuar në spital dhe për momentin nuk është e mundur të bëhen njoftime të tjera në lidhje me incidentin. Kërkojmë që të respektohet privatësia e personave të përfshirë”.
Kampionesha europiane e çiklizmit në rrugë në vitin 2019, Ami, është pasardhëse e një familjeje çiklistësh. Babai i saj, Peter, ka qenë çiklist profesionist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje