Talibanët kanë njoftuar se gratë afgane që kërkojnë të udhëtojnë në distanca të gjata duhet t’u ofrohet transport vetëm nëse shoqërohen nga një i afërm mashkull.
Direktiva, e lëshuar të dielën, është frenimi i fundit mbi të drejtat e grave që kur grupi islamik mori pushtetin në gusht.
Shumica e shkollave të mesme mbeten të mbyllura për vajzat, ndërsa shumica e grave janë ndaluar të punojnë.
Grupi i fushatës ‘Human Rights Watch’ tha se kufizimi i ri shkoi më tej drejt burgosjes së grave.
Heather Barr, drejtoresha e grupit për të drejtat e grave, i tha agjencisë së lajmeve AFP se urdhri “i mbyll mundësitë grave që të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm” ose “të jenë në gjendje të ikin nëse përballen me dhunë në shtëpi”.
Direktiva e fundit, e lëshuar nga Ministria e Talibanëve për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, thotë se gratë që udhëtojnë për më shumë se 72 km duhet të shoqërohen nga një anëtar i ngushtë mashkull i familjes.
Dokumenti u bën thirrje pronarëve të automjeteve që të refuzojnë udhëtimet e grave që nuk mbajnë mbulesë të fytyrës ose hixhabe islame, megjithëse nuk thotë se çfarë lloj mbulese duhet të përdorin. Shumica e grave afgane tashmë mbajnë shami.
Ai gjithashtu ndalon luajtjen e muzikës në automjete.
Që nga marrja e pushtetit pas largimit të forcave të SHBA-së dhe aleatëve, talibanët u kanë thënë shumicës së punëtorëve femra të qëndrojnë në shtëpi ndërsa shkollat e mesme janë të hapura vetëm për djemtë dhe mësuesit meshkuj.
Talibanët thonë se kufizimet janë “të përkohshme” dhe janë të vendosura vetëm për të siguruar që të gjitha vendet e punës dhe mjediset mësimore të jenë “të sigurta” për gratë dhe vajzat. Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990, grave u ndalohej arsimimi dhe vendi i punës.
Muajin e kaluar, grupi i ndaloi gratë të shfaqeshin në drama televizive dhe urdhëroi gazetaret dhe prezantueset femra të mbanin shami në ekran.
Vendet donatore u kanë thënë talebanëve se duhet të respektojnë të drejtat e grave përpara se të rikthehet ndihma financiare.
Vendi përballet me një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike të përkeqësuar nga heqja e mbështetjes ndërkombëtare pasi grupi mori pushtetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje